Zyrat e hapura janë të mira për biseda spontane dhe të dobëta për detyra që kërkojnë vëmendje të gjatë. Zhurma dhe lëvizja e bëjnë më të vështirë të mbash një problem kompleks në mendje.
Kjo nuk është argument kundër hapësirës së përbashkët. Është argument për të ndërruar dhomë. Te n'Zon kati i hapur ka 39 vende pune. Phone booth-et janë për thirrje. Zyrat private 2- ose 5-personëshe japin derë kur puna nuk duhet të rrjedhë te tavolina ngjitur.
Sallat e takimeve — dy të tilla — janë për sesione që i rregulloni me email ose telefon. Nuk zëvendësojnë uljen gjithë ditën në sallën e eventeve.
Nëse ekipi jeton te spreadsheet, tekst ligjor ose kod, trajtojeni qetësinë si infrastrukturë. Rezervoni kabinë ose zyrë për ato orë, dhe përdorni katin e hapur kur doni vërtet të ndërpriteni.



